Tech

Zoomi sjell veçorinë e re

Aplikacioni për biseda online, e që bëri bujë në kohën e pandemisë, Zoom, është duke shtuar opsionet për ndarje të përemrave të përdoruesve.

Bazuar në përditësimin e ri, njerëzit mund të zgjedhin përemrin vetor që duan t’u shfaqet nëpër ekrane gjatë takimeve online.

Përemri do të shfaqet në hapësirën afër emrit të përdoruesit, ndërsa është në dispozicion për t’u parë edhe te profili i përdoruesve.

Përemrat do të jenë në dispozicion për t’u vënë që nga sot. Administratorët e takimeve online mund të fikin opsionin për shfaqjen e tyre.

Po ashtu njerëzit do të mund të caktojnë vetë nëse duan që përemrat t’u shfaqen nëpër takime apo jo.

Ka opsione në ‘settings’ të profilit në Zoom që përemri të shfaqet gjithmonë, kurrë apo që të pyetetet gjithmonë nëse dëshironi apo jo t’u shfaqet.

Zoomi është vetëm një nga shumë platformat që kanë lansuar veçorinë e përemrave së fundmi, pas Instagramit e Slackut muajin e shkuar e Twitterin që po punon për të ardhmen.

Image