Ndryshe nga sektori i prodhimit, shërbimet e tjera vuajtën pasojat e rënda të pandemisë Covid-19 në tremujorin e parë të vitit, i cila ishte agresive në muajt janar dhe shkurt.
Të dhënat në INSTAT tregojnë se kategoritë kryesore të sektorit të shërbimeve shënuan rënie në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, përveç sektorit të tregtisë dhe riparimit të veturave dhe bizneset e TIK, që shënuan rritje.
Informacion dhe Komunikacion, rritje për shitjet, pagat dhe punësimin
Indekset e treguesve në aktivitetin informacion dhe komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit si dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2020;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020.