Tech

BB-ja refuzon kërkesën për ndihmë të El Salvadorit lidhur me Bitcoinin

Banka Botërore ka refuzuar kërkesën e El Salvadorit për ndihmë në mënyrë që ta fusë në përdorim Bitcoinin si monedhë të ligjshme.

Kreditori ndërkombëtar ka shfaqur shqetësimet lidhur me transparencën dhe me ndikimin mjedisor të Bitcoinit.

Në fillim të këtij muaji, shteti i Amerikës Qendrore pati bërë publike planet që të bëhej shteti i parë në botë i cili edhe zyrtarisht do ta adoptonte monedhën digjitale.

Ky shtet kishte për qëllim që të përdorë Bitcoinin si monedhë paralele me dollarin amerikan.

Presidenti i El Salvadorit pati thënë se Bitcoini do ta bëjë më të lehtë për diasporën që të dërgojë pagesa për familjarët në vendlindje.

“Në aspektin afatshkurtër, kjo do të gjenerojë vende pune do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë formale”, ka thënë Bukele në një konferencë të Bitcoinit në Florida, po ashtu ka shtuar se do të rriste investimet në shtetin e tij.

https://www.koha.net/tech/274329/el-salvadori-synon-ta-aprovoje-bitcoinin-si-monedhe-te-ligjshme/