Tech

Hakohet kompania gjigante e lojërave, vidhen të dhëna të vlefshme

Hakerët kanë vjedhur informacione të vlefshme nga prodhuesi i njohur i lojërave “Electronic Arts”, ka njoftuar kompania.

Sulmuesit pretendohet se kanë shkarkuar kodin burimor për lojërat si “FIFA 21” dhe për motorin e lojërave në pronësinë e “FrostBite” e përdorur si bazë për lojëra të profilit të lartë.

Lajmi për hakimin u raportua së pari nga faqja e lajmeve Vice e cila tha se 780 gigabajt të të dhënave janë vjedhur, raporton BBC.

EA ka deklaruar se asnjë e dhënë e përdoruesve të lojërave nuk është vjedhur.