Nigeria do të ndjekë penalisht këdo që zbulohet se ka shkelur ndalimin e vendit për të hyrë në rrjetin social, Twitter, ka konfirmuar një zëdhënës i Qeverisë për BBC.
Qeveria njoftoi të premten se po pezullonte përdorimin e Twitterit në vend.
Kompanitë telefonike bllokuan hyrjen pasi u urdhëruan ta bënin këtë, por disa përdorues po vazhdojnë ta përdorin përmes mënyrave ilegale.
Vendimi për pezullim vjen pasi Twitter fshiu një cicërimë nga presidenti Muhammadu Buhari për shkelje të rregullave të faqes.
Disa përdorues panë postimin e tij, i cili i referohej luftës civile të Nigerisë katër dekada më parë, si një kërcënim i mbuluar ndaj një lëvizjeje shkëputëse në jug-lindje të vendit
Qeveria e tij ka thënë të shtunën heqja e cicërimës ishte "zhgënjyese", por jo e vetmja arsye për pezullimin "e përkohshëm".
Twitter ka thënë se njoftimi i pezullimit të premten nga ministri i Informacionit, Lai Mohammed, ishte "thellësisht shqetësues".
Ky veprim solli gjithashtu një dënim të gjerë nga grupet e të drejtave të njeriut dhe fuqitë ndërkombëtare, të cilët thonë se kjo do të kufizojë fjalën e lirë në Nigeri.