Prej disa muajsh Microsoft ka folur për gjeneratën e ardhshme të Windows, por tani informacione të reja flasin jo më për një përditësim të Windows 10-s, por për një version të ri të sistemit operativ, Windows 11.
Gjiagnti i softuerit ka lajmëruar një eveniment për datën 24 qershor duke premtuar të tregojë atë çfarë do të vijë në Windows.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë foton e ftesës ishte një logo e re e Windows me dritën që kalon nga dritaret dhe hije e cila ngjan shumë me numrin 11.
Madje ka publikuar edhe një video të animuar ku shfaqet më qartë ajo që po përpiqemi të deshifrojmë nga foto.
Evenimenti i Microsoft starton në orën 11 paradite me orën lokale në SHBA dhe nuk është orari i zakonshëm i evenimenteve të Windows dhe Surface.
CEO i kompanisë, Satya Nadella, premtoi se Microsoft së shpejti do të ndante një prej përditësimeve më të rëndësishme të dekadës së kaluar.