Tech

Bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave nën hetim

 

Bursa e kriptomonedhave Binance është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, raportoi Bloomberg. Zyrtarë të lartë amerikanë të cilët hetojnë pastrimin e parave dhe evazionin fiskal kanë dyshimet e tyre mbi biznesin e Binance.

Themeluar në 2017-n, Binance është bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave. Me seli në Ishujt Kajman, Binance ka zyrat në Singapor.