Elon Musk ka njoftuar që Tesla ka pezulluar blerjen e automjeteve me Bitcoin. Këtë lajm e bëri publik vetë shefi i kompanisë së makinave elektrike, Elon Musk me një postim në Twitter.
“Tesla ka pezulluar blerjen e automjeteve me Bitcoin. Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër”- shkroi në Twitter, Musk. “Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i Muskut ka ndikuar në rënie të vlerës së kriptovalutave.