Tech

Tani e tutje, Instastoryt do të duken ndryshe

 

Instastoryt do të vijnë me një ndryshim të ri, pasi Instagrami ka shtuar opsionin “Captions”. Falë këtij opsioni videon në Story mund ta shoqëroni me një përshkrim automatik bazuar në përmbajtjen e saj.

Për të përdorur funksionin, ju së pari duhet të regjistroni një video të re duke përdorur Stories në aplikacionin Instagram, ose të zgjidhni një video nga galeria e telefonit tuaj. Më pas klikoni “Captions”, e cila do ta shndërrojë fjalimin tuaj automatikisht në tekst.