Tech

Shërbimi satelitor i internetit, Starlink ka marrë 500,000 porosi, thotë Musk

SpaceX ka marrë më shumë se 500,000 porosi për shërbimin e saj satelitor të internetit Starlink dhe nuk ka parashikuar ndonjë problem teknik që mund të mos e plotësojë kërkesën ka thënë të martën Elon Musk.

“I vetëm kufizimi është dendësia e lartë e përdoruesve në zonat urbane”, ka shkruar Musk në Twitter, duke iu përgjigjur një postimi nga një reporter i CNBC që tha se depozitat prej 99 dolarrë që SpaceX mori për shërbimin ishin plotësisht të rimbursueshme dhe nuk garantonin shërbim.

“Është më shumë sfidë kur futemi në gamën disa milionëshe të përdoruesve”, tha Musk.

SpaceX nuk ka caktuar një datë për fillimin e shërbimit të Starlink, por shërbimi tregtar nuk ka të ngjarë të ofrohet në vitin 2020 siç ishte planifikuar më parë.

Kompania planifikonte të vendosë 12.000 satelitë në totas dhe kjo do t’i kushtojë Starlinkut rreth 10 miliard dollarë.