Tech

Amazoni teston kontaktin direkt të shitësve me klientët

Foto: Reuters
 

Amazoni po teston një element të ri që shitësit t’i lejojë të kontaktojnë klientët direkt përmes mesazheve për t’i njoftuar rreth produkteve të reja apo zbritjeve. Është një ndryshim i madh nga politika aktuale e Amazonit, e cila kufizon ndërveprimin mes klientëve dhe kompanive që shesin në Amazon, përveç zgjidhjen e problemeve si kthimin e mallit apo porositë.

Sipas raportit të CNBC-së, ata do të munden të kontaktojnë vetëm përdoruesit e Amazonit të cilët kanë zgjedhur të ndjekin një kompani të caktuar dhe Amazoni (jo shitësit) do të jetë ai që do t’u dërgojë mesazhe klientëve.