Tech

Falë inteligjencës artificiale mund të “bisedohet” edhe me Albert Einsteinin

Falë inteligjencës artificiale mund të “bisedohet” edhe me Albert Einsteinin
 

Fizikani me famë botërore Albert Einstein ”bëhet” digjital dhe zëri i tij sintetizohet për t’u huazuar në një program të inteligjencës artificiale (IA), sipas rezultatit të eksperimentit të dy kompanive të cilat, duke i dhënë jetë zërit të babait të relativitetit, synojnë të hedhin bazat e bisedave ndërvepruese midis qenieve njerëzore dhe inteligjencës artificiale.

“Aflorithmic”, një kompani e prodhimit të përmbajtjes audio dhe “UneeQ”, e cila merret me ndërtimin e platformave digjitale, kanë bashkuar forcat për të krijuar një prototip të inteligjencës artificiale.