Tech

Facebooku i bën thirrje partive shqiptare të jenë transparente në reklamat e tyre

Foto: Reuters
Foto: Ilustrim
 

Facebooku ka thënë se partitë politike të Shqipërisë duhet të jenë transparente për mënyrën se si i financojnë reklamat politike në llogaritë e tyre para zgjedhjeve.

Në një deklaratë të Facebookut thuhet se duke filluar nga e enjtja “të gjitha reklamat politike dhe elektorale në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar”, si dhe të përfshijnë në to nga kush janë sponsorizuar. Ato duhet të jenë të autorizuara në vend, shkruan AP.