Tech

Twitteri lanson platformën që synon luftimin e lajmeve të rreme

Twitteri lanson platformën që synon luftimin e lajmeve të rreme
Foto: Reuters
 

Rrjeti social Twitter ka nisur të hënën platformën Birdwatch që synon t’i parandalojë dhe luftojë lajmet e rreme që publikohen në këtë rrjet.

Birdwatch aktualisht është në pilot projekt i drejtuar nga komuniteti, duke lejuar përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë “shënime” për disa ‘cicërima’ që do publikohen në pjesë të ndryshme të rrjetit. “Shënimet” do shërbejnë që më pas postimet e rreme në Twitter të evidentohen dhe të eliminohen.