Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zëvendëskryetari i Samsungut dënohet me dy vjet e gjysmë burgim

Gjykata e Lartë e Seoulit e ka dënuar zëvendëskryetarin e Samsung Electronics, Jay Y. Lee, me dy vjet e gjysmë burgim, njofton agjencia Reuters.

Lee 52-vjeçar ishte dënuar se i kishte dhënë mito një ndihmësi të ish-presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye dhe u burgos në vitin 2017. Por dënimi u reduktua dhe u kthye në dënim me kusht pas apelit. Mirëpo, Gjykata Supreme e ktheu rastin sërish te Gjykata e Lartë e Seolit, që mori vendim të hënën për ta dënuar Lee-n me dy vje e gjysmë burgim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo