Tech

Apple planifikon ta shfrytëzojë MacBookun për të mbushur pa kabllo pajisjet tjera

Apple planifikon ta shfrytëzojë MacBookun për të mbushur pa kabllo pajisjet tjera
 

Apple ka siguruar dy patenta të cilat përshkruajnë mbushjen pa kabllo të pajisjeve të saj. Patentat tregojnë se si një MacBook mund të mbushë pajisje të ndryshme, përfshirë iPhonen, iPadin dhe orën e mençur.

Siç raporton “9to5Mac”, patenta tregon se pajisjet iOS mund të mbushen pa pasur nevojë për kabllo fare. Për këtë mund të shfrytëzohen hapësira të caktuara në laptopin e famshëm të kompanisë.