Romë, 29 dhjetor – Mungesa e vëmendjes ndaj mbrojtjes së të miturve, ndalimi i regjistrimit për fëmijë që mund të anashkalohet lehtësisht, transparenca dhe qartësia e ulët në informacionin e dhënë për përdoruesit, cilësimet e paracaktuara që nuk respektojnë privatësinë, janë disa nga shkeljet kryesore që Garantuesi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Privacy) ka kontestuar kundër “Tik Tok”, rrjetit social të përdorur veçanërisht nga të rinjtë.
“Kohët e fundit kemi marrë një komunikim nga garantuesi “Privacy” për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne po përfundojmë verifikimin e përfundimeve të autoritetit dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me garantuesin për të dhënë informacion”, tha një zëdhënës i “TikTok”.
Privacy thekson se te “Tik Tok”, para së gjithash, metodat e regjistrimit në rrjetin social nuk mbrojnë në mënyrën e duhur të miturit.
Gjithashtu, kohët e mbajtjes së të dhënave janë të papërcaktuara në lidhje me qëllimet për të cilat ato grumbullohen.
Më në fund, rrjeti social paravendos profilin e përdoruesit si “publik”, duke lejuar shikimin maksimal të përmbajtjeve të botuara në të, një cilësim i paracaktuar në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave.
Kompania do të ketë 30 ditë kohë për të dërguar informata mbrojtëse dhe mundësisht të kërkojë të dëgjohet/ANSA.
-
TikToku gjobitet me 12.7 milionë funte në Britani për përdorim nga fëmijët nën 13 vjeç
-
TikTok dhe YouTube konsiderohen “jo mjaftueshëm të sigurta” për fëmijët
-
TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE
-
Sogojeva: Përdorimi i TikTokut nuk është problematik nëse zbatohet ligji
-
Deputetët diskutojnë mundësinë e ndalimit të TikTokut në Kosovë