Tech

SHBA-ja kërkon nga Facebooku t’i shesë Instagramin dhe WhatsAppin

 

Disa rregullatorë federalë amerikanë, 48 shtete dhe disa qarqe kanë ngritur dy padi të ndryshme kundër monopolit, që mund ta ndajnë kompaninë Facebook.

Të dy paditë, të ngritura nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) dhe një koalicion i prokurorëve të përgjithshëm, të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut, akuzojnë gjigantin e rrjeteve sociale për sjellje anti-konkurruese dhe monopol, shkruan REL.