Tech

Mikroskopët e së ardhmes me rreze lazer dhe IA

Descriptive Text

Milano, 4 dhjetor – Revolucionarizimi i studimit të origjinës së sëmundjeve të tilla si tumoret falë një mikroskopi të gjeneratës së re që kombinon teknologjitë më të sofistikuara të lazerit me algoritmet e inteligjencës artificiale, është qëllimi i ”Crimson”, projekti ndërkombëtar i kërkimit të Politeknikumit të Milanos.

Financuar nga Komisioni Europian me më shumë se 5 milion euro, ai do të zgjasë 42 muaj dhe do të synojë zhvillimin e një endoskopi inovativ për diagnozën ”in vivo” në trupin e njeriut.

Sistemi i ri i imazhit biofotonik do të sigurojë harta sasiore 3D të ndarjeve të brendshme për qelizat e gjalla dhe organoidet dhe do të mundësojë klasifikimin e shpejtë të indeve me ndjeshmëri të paparë biomolekulare.

Shpejtësia e lartë e vëzhgimit do të lejojë krijimin e videove në kohë reale si të proceseve intraqelizore ashtu edhe të dinamikës midis qelizave të ndryshme të indeve.

Teknologjia do të zhvillohet nga tre qendra kërkimore me përvojë të gjatë në fotonikë, spektroskopi dhe mikroskopi jolineare, në Milano, Lajbnic dhe Francë.

Katër ndërmarrje inovative të vogla dhe të mesme do të shfrytëzojnë inovacionin komercial, duke krijuar kështu një avantazh konkurrues në tregun europian të biofotonikës, mikroskopisë dhe mjeteve të kërkimit dhe zhvillimit/ANSA.