Tech

Facebooku i kërkon Appleit t’ua mundësojë përdoruesve të ndryshojnë aplikacionet bazë në iPhone

Facebooku i kërkon Appleit t’ua mundësojë përdoruesve të ndryshojnë aplikacionet bazë në iPhone

Me lansimin e sistemit të ri operativ, iOS14, Apple ka nisur më në fund t’ua plotësojë dëshirën disa zhvilluesve të aplikacioneve duke ua ofruar opsionin që të ndryshojnë aplikacionin e paracaktuar për shfletim në internet e e-mails. Por shumë kategori të tjera mbetën të paracaktuara në aplikacionet e gjigantit amerikan.

Kjo s’po i pëlqen gjigantit Facebook. Sipas “The Information”, rrjeti social është duke kërkuar fuqishëm që prodhuesi i iPhonet t’ua mundësojë përdoruesve të zgjedhin aplikacionin e tyre bazë për mesazhe.