Tech

TikTok dhe Oracle arrijnë marrëveshje

Firma amerikane e teknologjisë, Oracle ka konfirmuar se pronari i TikTokut ia ka propozuar formalisht të bëhet “partnere e besueshme e teknologjisë” për këtë aplikacion për shkëmbimin e videove.

Detajet e plota të këtij partneriteti ende nuk janë zbradhur, por qëllimi është shmangia prej kërcënimit të presidentit Trump që ta mbyllë këtë shërbim kinez në SHBA.

Trumpi ka përmendur shqetësimet amerikane rreth sigurisë shtetërore, teksa ka pretenduar se të dhënat e përdoruesve mund të jenë të qasshme për Pekinin, raporton BBC, transmeton KOHA.

Pronari i TikTokut, Bytedance, e mohon një gjë të tillë.