Tech

Amazoni do t’i hapë 7000 vende të reja pune në Britani

 

Gjiganti i shitjeve online me pakicë Amazon do t’i hapë 7000 vende të reja pune në Britani këtë vit, pas rritjes së shitjeve gjatë periudhës së mbylljes shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan BBC.

Amazoni ka njoftuar se ka shtuar tashmë 3000 vende pune këtë vit, por deri në fund të vitit do të shtojë edhe 7000 tjerë. Kjo do ta çojë shifrën totale të forcës punëtore të Amazonit në Britani në më tepër se 40 mijë.