Tech

Amazon siguron leje për dërgesa përmes dronëve në SHBA

 

Gjiganti amerikan i shitjeve online, Amazon, ka siguruar miratimin nga rregullatori kombëtar i aviacionit për nisje të dërgesave përmes dronëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo kompani me bazë në Sietëll ka thënë se miratimin e ka pranuar përgjatë fundjavës nga Aministrata Federale e Aviacionit.

Certifikimi e dërgon kompaninë më afër qëllimit “të shërbimit autonom përmes dronëve, të cilët një ditë do të bartin dërgesat te konsumatorët tanë në gjithë botën”, ka thënë David Carbon, zëvendës-president i Prime Air, që funksionon në kuadër të kompanisë Amazon. Carbon ka thënë se qëllimi i kompanisë në të ardhmen është që të jetë në gjendje të ofrojë dërgesa në afat prej 30 minutave.