Tech

Rikthehet BlackBerry, smartfoni vjen me android e 5G

Rikthehet BlackBerry, smartfoni vjen me android e 5G
 

Një markë e mirë është vështirë të vritet dhe ndonëse telefonat inteligjentë BlackBerry ishin deklaruar “të vdekur”, pasi kompania u shkëput nga partnerja e saj, TCL në fillim të vitit. Ata do të rikthehen madje edhe më të mirë se përpara, me aftësi 5G, nivel më të lartë sigurisë dhe tastierë fizike.

Prodhuesi i vogël, OnwardMobility do të risjellë në treg telefonin e shumë preferuar. Kjo kompani është e specializuar në telefonat inteligjentë pikërisht për sektorin e korporatave dhe bashkëpunimi me BlackBerry është një zgjedhje e dukshme, pasi marka u drejtohej kryesisht klientëve të biznesit.