Tech

Mircosofti zbulon specifikat e telefonit Surface Duo

Microsofti do të lansojë telefonin android me ekran të dyfishtë të quajtur Surface Duo më 10 shtator, me çmim prej 1,399 dollarësh. Pas disa muajve të paralajmërimeve, tani kjo kompani ka nisur të pranojë porositë për Surface Duo.

Gjersa Miocrosofti ka zbuluar dizajnin e Surface Duo që nga tetori, kompania kishte mbajtur specifikat si fshehtësi. Tani është zbuluar se pajisja përfshinë dy ekrane 5.6 inç OLED. Ndryshe nga Samsung Galaxy Fold, Surface Duo është duke përdorur xham të vërtetë dhe atë që mund të bëjmë në ekrane është njëjtë sikur puna me monitorë të shumëfishë në PC, shkruan The Verge të enjten.

Një çështje e madhe në Surface Duo ka qenë kamera. Microsofti është duke e përdorur një kamerë 11 mega pikselësh f2/0, që përfshinë mënyrat Auto për dritë të ulët, HDR kapje të shumë kuadrove dhe një “super zoom”. Do të ketë xhirime edhe në 4K dhe 1080p me stabilizator të imazhit, transmeton KOHA.

Përndryshe Surface Duo do të ketë 6GB RAM dhe 256 GB, mirëpo nuk do të ketë përkrahje fare për 5G.

Surface Duo gjithashtu do të ketë dy bateri.