Tech

Industria e teknologjisë në SHBA mobilizohet kundër ngrirjes së vizave

Industria e teknologjisë në SHBA mobilizohet kundër ngrirjes së vizave

Facebook, Amazon, Netflix dhe shtyllat e tjera të teknologjisë po përpiqen t’u japin vlerë argumenteve të tyre kundër ngrirjes së vizave, e vendosur në qershor nga presidenti Donald Trump.

“Ngrirja e kartave të gjelbra dhe e disa vizave të punës do të frenojë risinë, do të pengojë rritjen dhe, përfundimisht, do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme punëtorët, bizneset dhe ekonominë amerikane në përgjithësi”, shkruhet në një dokument-ankesë, që rreth 50 biznese dhe organizata i drejtuan Dhomës amerikane të Tregtisë, transmeton BW.