Tech

Huawei tejkalon Samsungun me shitje të telefonave të mençur

Huawei tejkalon Samsungun me shitje të telefonave të mençur

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kaloi kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i smartfonëve në botë, në tremujorin e dytë të vitit.

Kompania e kërkimeve Canalys tha se Huawei, i cili përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ka shitur 55.8 milionë pajisje, duke e tejkaluar për herë të parë Samsungun, i cili ka shitur 53.7 milionë.