Londër, 2 korrik – Autoriteti britanik i Konkurrencës dhe Tregjeve, CMA, propozoi masa për të kufizuar mbizotërimin e gjigantëve amerikanë “Facebook” dhe “Google” në tregun e reklamave në internet në Britaninë e Madhe.
“Këto propozime të bëra qeverisë nga CMA vijnë pas një rishikimi të tregut për një vit”, tha Autoriteti në një njoftim për shtyp.
“Ajo që ne kemi zbuluar është shqetësuese. Nëse nuk interesohemi për fuqinë e tyre, njerëzit dhe bizneset do të vuajnë”, theksoi Andrea Coscelli, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit.
Sipas CMA, shpenzimet për reklama në internet arritën rreth 14 miliardë në 2019 në Britaninë e Madhe, 80% e të cilave kapen nga “Facebook” dhe “Google”.
Sipas rregullatorit, mbizotërimi i tyre është gjithashtu një problem edhe për shtypin, pasi gazetat varen nga “Google” dhe “Facebook” për gati 40% të vizitave në faqet e tyre/AFP.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro
-
Google propozon ndryshime të reja për rezultatet e kërkimit në Evropë
-
Googles i kërkohet ta shesë Chromen
-
Gjykata në SHBA vendos se monopoli i Googlet i kërkimeve në internet është i paligjshëm