Tech

15-vjeçari britanik shpik orën që të ‘mbron’ nga infektimi i COVID-19

15-vjeçari britanik shpik orën që të ‘mbron’ nga infektimi i COVID-19

Një 15-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar ka shpikur një orë të quajtur Vybpro. Sipas adoleshentit Max Melia, ora mund të ndihmojnë njerëzit që të mos e prekin fytyrën në mënyrë të pavetëdijshme dhe të ekspozohen ndaj Covid-19.

“Duke e parë këtë pandemi ndërsa shpaloset në media, ishte i qartë dhe shkatërrues efekti që ka pasur në jetët e njerëzve në të gjithë botën. Megjithatë, vetëm kur të dy prindërit e mi u infektuan, e kuptova se me çfarë po përballeshin” shprehet adoleshenti.