Tech

Një bar-kod për depistimin e turistëve

Një bar-kod për depistimin e turistëve

Athinë, 29 qershor – Turistët që vijnë në Greqi duke nisur nga 1 korriku do të duhet të mbushin një pyetësor në internet, 48 orë para, dhe do të marrin një bar-kod që do të përcaktojë nëse ata duhet t’i nënshtrohen një testi depistimi pas mbërritjes së tyre.

Qeveria greke i dha fund këtë fundjavë testeve të depistimit të rastësishme për udhëtarët sipas vendeve të origjinës, që kishin shkaktuar konfuzion tek turistët.