Njerëzit janë të ngarkuar shumë me informata rreth laptopëve, së cilët janë të kompletuar me çdo gjë. Dhe Dell XPS 15, përfundimisht është një laptop i cili është lehtë t’i rekomandohet kujtdo, pavarësisht se çfarë punë do të kryejë, shkruan TechRadar të hënën.
Secili element në këtë laptop përmbushë atë për çka kemi nevojë në vitin 2020. Pamje të bukur, tastierë shumë të rehatshme, altoparlantë me zë të mirë dhe mundësinë e rehatshme të të punuarit pa ‘maus’ për një kohë të gjatë, transmeton KOHA.
Me një çmim prej 1.299 dollarëve, me procesor të gjeneratës së 10-të Intel Core i5 Comet Lake, 8 gb RAM dhe një SDD prej 256 GB, ky është një variant më i lirë se sa MacBook Pro 16 inch, i cili kushton 2.399 dollarë, edhe pse ka procesor më të fuqishëm prej Core i7 dhe RAM prej 16GB.
Nëse jeni njëri nga shumë njerëz qe dëshironi një laptop prej 15 apo 16 inch dhe nuk jeni të lidhur përjetë me ndonjë macOS, atëherë modeli i fundit i Dell XPS 15, pa dyshim i ka të gjitha që i kërkoni.