Mëngjesin pasi Ian Lahiffe u kthye në Pekin, gjeti njerëz që po montonin një kamera në murin jashtë derës së apartamentit të tij. Lentja e saj drejtohej nga ai, thotë CNN, transmeton Shqip. Pas një udhëtimi në Kinën jugore, irlandezi 34-vjeçar dhe familja e tij po fillonin karantinën e tyre dy-javore në shtëpi, një masë e detyrueshme e zbatuar nga qeveria kineze për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Lahife thotë se kur hapi derën pa që kamera po instalohej, pa asnjë paralajmërim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të kesh një kamera të vendosur përpara derës, kjo është një shkelje e jashtëzakonshme e privatësisë”, tha Lahiffe.
“Është një vjedhja e madhe e të dhënave dhe nuk e di sa është legjitime”, shtoi ai. Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar që të tregojë se është e detyrueshme vendosja e kamerave jashtë shtëpive të njerëzve në karantinë, ajo ka ndodhur në disa qytete të Kinës të paktën që nga muaji shkurt, sipas tre personave që rrëfyen eksperiencën e tyre për CNN. Në disa raste të rralla, ato vendosur edhe brenda banesës. Kina aktualisht nuk ka ndonjë ligj të veçantë kombëtar për të rregulluar përdorimin e kamerave të sigurisë, por ato janë bërë tashmë pjesë e rregullt e jetës publike: ato shpesh janë atje duke vëzhguar njerëzit kur kalojnë në rrugë, hyjnë në një qendër tregtare, darkojnë në një restorant, ngjiten në autobus apo edhe të ulen në bankat e shkollës. Më shumë se 20 milion kamera janë instaluar në të gjithë Kinën që nga viti 2017, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
Por burime të tjera sugjerojnë se kjo shifër është shumë më e lartë. Sipas një raporti nga IHS Markit Technology, Kina ka instaluar 349 milion kamera mbikëqyrje që nga viti 2018, gati pesë herë më shumë se numri i kamerave në Shtetet e Bashkuara.