Tech

YouTube përmirëson uebfaqen për tabletë

Foto: Getty Images

Tani që tabletët po përdoren me të madhe gjatë kohës së izolimit nga koronavirusi, uebfaqja e madhe e videove, YouTube, ka përditësuar versionin e uebfaqes për këtë pajisje.

Uebfaqja e transmetimit ka përditësuar ndërfaqen për të përkrahur më mirë pajisjet me ekrane më të mëdha, si iPad, tabletë Android e ato Chrome.

Versioni i ri ua mundëson përdoruesve të përdorin modulin me ekran të plotë ose mini, përderisa ka përmirësuar mundësitë e manovrimit në të.

Po ashtu më i lehtë është shikimi i historisë dhe play-listave, duke mundësuar lëvizjen e videove. “Android Police” mëson se ndryshimet fillimisht ishin vënë re në mars, por tani janë zgjeruar.

Kjo nuk zëvendëson domosdoshmërish aplikacionet për Android dhe iPadOS, dhe përditësimi vlen për ata që përdorin uebfaqen përmes shfletuesve.