Tech

Apple me listë aktivitetesh për fëmijët gjatë izolimit nga koronavirusi

Gjiganti teknologjik, Apple, ka lansuar sot një faqe për punë të dizajnuar për fëmijët që duan të mësojnë nga shtëpia, për shkak të izolimit si pasojë e koronavirusit.

“30 Creative Activities for Kids” (30 aktivitete kreative për fëmijë) përmban detyra të ndryshme kreative për fëmijët.

Apple ka bërë të ditur se këto aktivitete rekreative mund të përdoren në iPad e iPhone.

Në një postim në Twiter, shefi i kompanisë, Tim Cook, ka thënë se programi i ri është i dizajnuar për të mbajtur fëmijët me kreativitet gjatë karantinimit si pasojë e koronavirusit.

Aktivitetet e tilla mund t’i shkarkoni këtu.