Facebook ka thënë se do të reduktoj kualitetin e videove përkohësisht në platformën e saj si dhe në Instagram në Evropë për të ndihmuar shpërndarësit e internetit.
Mijëra evropian janë duke punuar nga shtëpia, për shkak të koronavirusit, e kjo i ka shkaktuar problem të madh kompanive që shpërndajnë internet, pasi ka kërkesë të madhe të tij, transmeton KOHA.
“Ne jemi të vendosur që të punojmë së bashku me partnerët tanë për të menaxhuar kërkesën e madhe të bandwidthit, por gjithashtu do të sigurohemi që njerëzit të lidhen në aplikacionet e Facebookit dhe shërbimet”, kanë thënë nga kompania e Facebookit, nëpërmes një deklarate, raporton Reuters.