Tech

Konsolla e rrallë Nintendo Play Station shitet për 360 mijë dollarë

Një prototip i Nintendo Play Station, e cila asnjëherë nuk ka dal në treg, është shitur për 360 mijë dollarë në një ankand gjatë këtij vikendi, raporton CNN.

Greg McLemore, krijuesi i Pets.com si dhe Toys.com ka blerë këtë Nintendo Play Station, duke ofruar 360 mijë dollarë për të.

Kjo konsoll është njëra nga 200 prototipet e vetme të cilat janë krijuar nga bashkëpunimi i dështuar i kompanive Nintendo-Sony në vitin 1991, transmeton Koha.

Sipas shitësve të pajisjes, të gjitha 199 prototipet e tjera janë shkatërruar, kur marrëveshja Sony-Nintendo dështojë, dhe prototipi i tyre është i vetmi që ekziston.

{gallery}