Kina përdor Twitter-in për zbulimin e lajmeve të rreme rreth koronavirusit

Kina përdor Twitter-in për zbulimin e lajmeve të rreme rreth koronavirusit

26 February 2020 14:02

Pekin, 26 shkurt – Qeveria kineze, e angazhuar në luftën për menaxhimin e koronavirusit, do të përdorë disa aplikacione të tilla si Twitter dhe WeChat për të identifikuar dhe proceduar individët që përhapin informacione të rreme në lidhje me epideminë.

Twitter-i është i ndaluar në Kinë, por mund të përdoret nga qytetarët duke u drejtuar në një VPN, domethënë një rrjet privat telekomunikacioni.

”Qeveria do të procedojë çdo individ që përhap lajme të rreme mbi koronavirusin”, deklaroi një zyrtar i qeverisë.

WeChat është aplikacioni i mesazheve më i përdorur në Kinë/ANSA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme