Tech

Google këshillon përdoruesit të mos përdorin aplikacione të modifikuara në pajisjet e Huaweit

Foto: Reuters
 

Në majin e vitit të shkuar, Amerika e vendosi Huawein në listën e zezë, duke ndikuar edhe në raportet e punës me Googlen. Pajisjet e reja Android nga kompania kineze s’mund të certifikohen për të punuar me “Gmail”, “Maps” ose “Play Store”. Para lansimit të pajisjeve të reja të Huaweit, Google përmes një njoftimi ka sqaruar situatën dhe ka këshilluar përdoruesit të mos përdorin aplikacionet e modifikuara.

Njoftimi nga Google tregon se kompanisë i është ndaluar të punojë me Huawein për modelet e reja të telefonave apo që të bëjë gati aplikacionet e njohura si “Gmail”, “Maps”, “YouTube” apo “PlayStore” për shkarkim në këto pajisje.