Studiuesit kanë arritur që ta zbulojnë një tunel misterioz në piramidën e Gizës në Egjipt, nëpërmjet një droni zbulues që ka arritur të “shikojë” në thellësi të së ashtuquajturës “Pragu i Derës”.
Mediat britanike kanë raportuar se dera e gurtë “është fshehur 65 metra larg një tuneli ajri, prapa Dhomës së Mbretëreshës”, ku më parë ishin bërë shpime të vogla me urdhrin e egjiptologut të famshëm, Zahi Hawass, edhe pse ajo përpjekje nuk zbuloi asgjë gjatë transmetimit direkt televiziv.
Por tani historiani, Matthew Sibson, ka thënë se është i bindur që aty ka diçka.
“Disa vite më parë, një robot arriti të futej në piramidën e Gizës dhe zbuloi një derë prapa një tuneli ajri përgjatë Dhomës së Mbretëreshës. Disa vite më vonë, Zahi Hawass dërgoi aty një tjetër robot, i cili shtoi një vrimë, por nuk gjeti asgjë. Roboti Jeddy, që është rikthyer aty, ka zbuluar disa shkrime të kuqe, të cilat ende askush nuk e di se çfarë janë, por i shtojnë historisë një tjetër dimension”, ka thënë Sibson, i cili me zbulimet e tij do të prodhojë një dokumentar të ri të quajtur “Roboti, Dentisti dhe Piramida”.
“Ky dokumentar do të tregojë saktësisht atë që ka ndodhur. Kemi nëntë orë filmime të hyrjes së robotit në tunel dhe të gjithë ata me pasion të vërtetë mund të shikojnë nëse u ka shpëtuar gjë”.
Dokumentari do të publikohet në kanalin e “Sibson” në YouTube, më 19 shkurt.