Tech

Flotë anijesh-robotë nëpër oqeane

Descriptive Text

Komunitetet detare dhe shkencore i kanë vendosur vetes qëllimin ambicioz, që deri në vitin 2030, të krijojnë hartën e gjithë fundeve të oqeaneve në botë. Konsiderohet ambicioz ngase tani, dhjetë vjet para këtij afati, gjithçka po nis thuajse nga e para, shkruan sot Koha Ditore.

Shifrat mund të jenë të kontestueshme, por tetëdhjetë për qind e sipërfaqes në fundin e detit ose është tërësisht e panjohur, ose nuk i është nënshtruar ndonjë matjeje me pajisje bashkëkohore. Projekti ndërkombëtar, GEBCO 2030, ka nisur për të mbyllur këtë hendek të të dhënave, duke ndërmarrë disa nisma për ta realizuar atë. Sidoqoftë, është e qartë se një pjesë e madhe e këtij projekti do të duhet të shfrytëzojë teknologjitë e reja ose të paktën ato më aktivet.

Kjo e bën lajmin nga “Ocean Infinity” (OI)- se po krijon një flotë të robotëve nëpër oqeane – edhe më interesant. OI me seli në SHBA, është një kompani relativisht e re e kërkimeve dhe hulumtimit. Ajo është themeluar në vitin 2016. Emri i saj është përfolur, pasi ka gjetur disa gërmadha shumë të rëndësishme, përfshirë nëndetësen argjentinase “San Juan” dhe transportuesin më të madh të Koresë së Jugut, “Stellar Daisy”.

Ajo gjithashtu udhëhoqi një përpjekje përfundimisht të pasuksesshme “pa gjetje, pa tarifa”, në kuadër të nismës për gjetjen e aeroplanit të rrëzuar të “Malaysia Airlines”. Strategjia e kompanisë ka qenë gjithmonë që të dërgojë pajisjen më të fundit dhe fuqinë informatike për të zgjidhur ndonjë problem. “Kalimi në anije pa drejtues (USV) është pra hap logjik i radhës”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Oliver Plunkett.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)