Tech

Hakohen profilet zyrtare të Facebookut në Twitter dhe Instagram

Foto: SkyNews

Profilet zyrtare të Facebookut duket se janë hakuar nga një grup i cili më parë kishte komprometuar llogari të HBO-së, New York Timesit dhe, së fundmi, NFL-së si dhe një sërë ekipesh të futbollit.

Një zëdhënës i Twitterit ka konfirmuar se dy nga llogaritë e Facebookut, @Facebook dhe @Messenger, ishin hakuar përmes një platforme të palës së tretë të premten.

“Posa kemi marrë vesh për këtë çështje, i kemi bllokuar llogaritë e komprometuara dhe po punojmë për së afërmi me partnerët tanë në Facebook për t’i rikthyer ato”, ka thënë zëdhënësi, raporton “CNN Business”.

Facebooku nuk ka pranuar të komentojë.

Llogaria zyrtare e gjigantit të mediave sociale në Instagram, i cili është nën pronësi të Facebookut, ka postuar një fotografi me të njëjtën mesazh që është parë edhe në Twitter nga grupi i hakerëve “OurMine”, transmeton Koha.net.

Image

“Tung, ne jemi OurMine”, shkruante në postim. “E pra, edhe Facebooku është i hakueshëm por së paku siguria e tyre është më e mirë sesa e Twitterit”.

Grupi ishte i lidhur edhe me hakimet ndaj HBO-së dhe New York Timesit më 2017.