Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Dalin fotografitë e reja të telefonit të ri të palosshëm të Motorolës

I paralajmëruar që nga muaji nëntor, dhe që pritet të fillojnë dërgesat e tij nga nesër, Razr 2019 i Motorolës po tërheq mjaft vëmendje.

Deri më tani, kemi parë vetëm ngjyrën e zezë “Noir” të kornizës së tij të palosshme por një postim i ri në Twitter i llogarisë “@evleaks” publikoi pamjen e parë të një versioni të tij me ngjyrë ari, shkruan gsmarena.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjyra e re është një ngjyrë interesante, e përzier mes arit dhe bakrit dhe duket se po mbulon vetëm gjysmën e pjesës së poshtme të pajisjes, transmeton Koha.net. Në vitin 2006, Motorola ka bashkëpunuar me shtëpinë italiane të modës “Dolce&Gabbana” për edicionin e kufizuar të modelit Razr V3i me ngjyrë ari, kështu që mund të pritet një bashkëpunim i ngjashëm edhe kësaj here.

Gjithashtu, spekulohet se Motorola mund të jetë duke punuar në version 5G të Razrit të ri por nuk ka asnjë detaj e as se kur mund të pritet një model i tillë.