Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konferenca Google I/O 2020 paralajmërohet për 12 maj

Pasi që një numër i mjaftueshëm i shfrytëzuesve e kanë zgjidhur enigmën speciale të cilën Google e publikoi së fundmi, kompania e ka paralajmëruar tani datën zyrtare të konferencës së saj për developerët.

Konferenca vjetore për developerë Google I/O 2020 do të mbahet nga 12-14 maji në amfiteatrin Shoreline në Mountain View.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Në të kaluarën, gjatë konferencës Google I/O kemi pasur mundësinë që kompania të përqendrohet në një numër të madh të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, nga Assistanti e deri në Google Glass, shkruan KOHA Ditore. Natyrisht, pritet që fokusi kryesor do të vazhdojë të jetë në platformën Android, si dhe inteligjencën artificiale dhe përmirësimet e zakonshme në shërbimet e kompanisë.