Tech

Age of Empires 3: Definitive Edition së shpejti vjen në versionin beta

Age of Empires 3: Definitive Edition do të jetë remasteri më i ri për lojërat e Age of Empires. Për këtë lojë nuk janë shfaqur shumë informacione, por që nga muaji shkurt, Microsofti do të fillojë t’u dërgojë ftesa gamerëve për beta testim, raporton GSMArena.

Ata që duan që ndër të parët të provojnë dhe të shohin se si do të duket loja, do të duhet t’i bashkohen programit Insider, shkruan KOHA Ditore. Nëse tashmë jeni anëtar, do të duhet të keni sistem të azhurnuar dhe DXDiag të uploaduar. Kjo nuk garanton që do të hyni në beta, por do të mbahen disa teste beta dhe secili do të përqendrohet në një pjesë të ndryshme të lojës.

Janë publikuar edhe kërkesat sistemore PC për beta versionin e Age of Empires 3: Definitive Edition:

OS: Windows 10 64-bit

GPU: HD Graphics 4400 ose GPU më i mirë nëse përdoret grafika e integruar

Video memorie prej 2 GB

RAM: 8 GB

DX11 / D3D11

Në fillim të shkurtit, në beta hyn edhe versioni multiplayer i lojës. Multiplayer i beta do të jetë më i madhi ndërsa nga marsi qasja në lojë do të jetë në dispozicion për një numër më të madh lojtarësh. Do të jenë në dispozicion edhe fushatat, por në një masë më të vogël.