Twitteri tani ofron emotikone për reagime në DM

Twitteri tani ofron emotikone për reagime në DM

25 January 2020 08:42

Twitteri e ka prezantuar funksionin e ri, në formën e reagimeve emotikon për Direct Messages (DM). Opsioni duket i ngjashëm me atë që Facebooku e ka ofruar tash e ca kohë, por me disa dallime kryesore, raporton Engadget.

Në vend të emotikoneve me zemra në vend të syve, ose atyre të zemëruar, emotikonet e Twitterit e kanë mundësinë e reagimit me zemra ose zjarr, shkruan KOHA Ditore. Është i mundur reagimi i lehtë në mesazhe të drejtpërdrejta duke klikuar ose duke shtypur ikonën "heart-plus", e cila shfaqet pranë mesazhit. Me të klikuar dy herë në mesazh, shfaqet paneli për emotikone.

Personi që e pranon reagimin do të njoftohet nëse keni reaguar në mesazhin e drejtpërdrejtë. Është e mundur t’i shtoni reagimet edhe në mesazhet që janë të vjetra disa vjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme