Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung krijon “tastierën e padukshme”

Kompani Samsung ka krijuar një tastierë "të padukshme", e cila lejon përdoruesit të shkruajnë direkt në një tavolinë ose në çdo sipërfaqe të sheshtë, pa pasur nevojë të mbajnë telefonin, shkruan Kosovapress, transmeton Koha.net

Tastiera mbështetet në inteligjencën artificiale dhe pajisjet e kamerave selfie, të cilat duhet të njohin lëvizjet e shoqëruara dhe t'i kthejnë ato në shtypje në ekran.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti është ende në fazat e hershme të zhvillimit, kështu që nuk ka gjasa që së shpejti të shohim një celular ose tabletë me këtë aftësi.

Studiuesit aktualisht janë duke mbledhur më shumë informacione rreth llojeve të ndryshme të duarve, si dhe stile të ndryshme shtypjeje që mund të ndikojnë në performancën e tastierës virtuale.