Chromium Edge nga Microsofti tani në dispozicion

Chromium Edge nga Microsofti tani në dispozicion

21 January 2020 17:19

Prej para pak ditësh Microsofti po e ofron browserin e vet të ri Edge, i cili është në dispozicion për download për Windows, Mac dhe platformat e tjera. Edge i ri bazohet në projektin Chromium me kod të hapur, i cili në këtë kuptim e bën atë të ngjashëm me Google Chrome, raporton Neowin.

Kompania e paralajmëroi Edge të ri në dhjetor të vitit 2018, kur vendosi ta anulojë zhvillimin e engine të vet dhe të kalojë në kodimin Chromium. Pas më shumë se një viti testimi, Edge i ri është më në fund gati, ndërsa versioni i parë stabil për Windows dhe Mac është në dispozicion.

Ata që e përdorin Windows 10 do të duhej ta marrin Edge si azhurnim gjatë muajve të ardhshëm, shkruan KOHA Ditore. Procesi i migrimit në browserin e ri do të fillojë në javët e ardhshme, ndërsa të parët do ta marrin Insiderët dhe anëtarët e Windows Release Preview.

Kur bëhet fjalë për funksionet dhe karakteristikat e reja, Edge i sinkronizon fjalëkalimet, favoritet dhe cilësimet për pajisje të ndryshme. Motori i kërkimit Bing tani mundëson që shpërblimet të fitohen vetëm përmes kërkimit të përmbajtjes. Seksioni Collections është integruar në Edge, si dhe një set veglash për mësim dhe qasje. Është integruar edhe Internet Explorer mode, në rast se duhet t’i qaseni sajtit, i cili e kërkon atë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme