Tregu mobil shënon rritje të dukshme të të hyrave nga shitjet e aplikacioneve

Tregu mobil shënon rritje të dukshme të të hyrave nga shitjet e aplikacioneve

21 January 2020 10:37

Kompania analitike “Sensor Tower” i ka publikuar statistikat e reja, të cilat zbulojnë se rreth 83.5 miliardë dollarë janë shpenzuar në tregun mobil gjatë vitit 2019, raporton TweakTown.

Statistikat tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje prej rreth 16.3 për qind, ndërsa pjesa më e madhe e kësaj është arritur në kuadër të Apple App Store. Në vitin 2018, përdoruesit i shpenzuan 46.6 miliardë dollarë në App Store, ndërsa në vitin 2019 kjo u rrit në 54.2 miliardë dollarë, shkruan KOHA Ditore. Kur bëhet fjalë për ekosistemin Android, shpenzimet për aplikacione dhe lojëra janë rritur nga 24.8 miliardë dollarë në 29.3 miliardë dollarë në Google Play Store.

Tregu i gamingut mobil e ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave totale, me një pjesëmarrje të madhe prej 61.7 miliardë dollarësh të shpenzuara në këtë segment. Kjo paraqet një rritje prej 12.8% gjatë vitit 2018.

Kur bëhet fjalë për lojërat mobile konkrete që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të shpenzimeve në tregun mobil, duhet përmendur Honor of Kings, Pokemon GO, Fire Emblem Heroes, Garena Free Fire, Call of Duty Mobile. Honor of Kings i Tencent e shënoi rritjen më të madhe të të ardhurave prej madje 1.5 miliardë dollarësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme