Tech

Kështu mund të duket Samsung Galaxy Z Flip

Gjatë vitit 2020 priten inovacione shumë interesante në fushën e telefonave. Kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm, do ta shohim kthimin e formatit të palosshëm (clamshell) me ekrane plotësisht fleksibile. Pas lansimit të modelit Motorola Razr, e dimë se Samsungu është duke e përgatitur edhe Galaxy Z Flip.

Tani LetsGoDigital ka krijuar disa rendere interesante të telefonit të ardhshëm fleksibil, të bazuar në teaserët e shfaqur më parë dhe fotot live të pajisjes së Samsungut.

Renderët na japin një ide shumë të mirë se si mund të duket telefoni i palosshëm i Samsungut, shkruan KOHA Ditore. Mekanizmi për palosje me menteshë duket shumë i ngjashëm me atë të modelit Galaxy Fold. Në anën e djathtë të pajisjes është një buton për ndezje, ndërsa butonat e zërit janë në anën e djathtë. Ekziston gjithashtu një ekran i vogël ekstern përveç dy kamerave në pjesën e pasme dhe një blic LED.

Ekrani i brendshëm ka punch-hole me kamerë selfi, për të cilën besohet se do të ketë sensor prej 10MP. Në këtë moment, sugjerohet që telefoni do ta përdorë çipsetin Snapdragon 855 dhe se do ta përdorë një lloj mbushjeje të shpejtë për sistemin e dyfishtë të baterive. Njëra prej këtyre baterive raportohet se e ka një kapacitet prej 900mAh, ndërsa kapaciteti i tjetrës nuk dihet.

Galaxy Z Flip mund të jetë telefoni i parë i konsumatorit me xham fleksibil, pasi që telefonat e tjerë përdorin materiale me bazë plastike për ekranet e tyre. Vetë ekrani besohet të jetë në gjendje të shpaloset deri në 6.7 inçë.

Pritet që Galaxy Z Fold të prezantohet së bashku me serinë Samsung Galaxy S20, gjatë ngjarjes së kompanisë së Koresë së Jugut, Unpacked, e cila do të mbahet gjatë muajit shkurt.