Tech

Xiaomi Mi Band 5 do të ketë ekran 1.2-inçësh dhe mbështetje NFC në modelet për tregun global

Xiaomi Mi Band 5 do të ketë ekran 1.2-inçësh dhe mbështetje NFC në modelet për tregun global
 

Xiaomi Mi Band 4 është një nga trekerët më të shitur të fitnesit në treg, falë çmimit agresiv dhe funksioneve solide, por edhe disponibilitetit global. Kjo është një nga arsyet e suksesit të Xiaomi në tregun e pajisjeve të bartshme gjatë vitit 2019, të cilin kompania gjithashtu do ta bartë në vitin 2020.

Janë shfaqur informacione të cilat e japin një pasqyrë më të mirë të modelit të ardhshëm Mi Band 5, ndërsa burimet e brendshme e tregojnë displejin 1.2-inçësh, si dhe mbështetjen NFC për versionin e byzylykut për tregun global.